MISIONI
HISTORI
1992 krijohet
1996 fillon prodhimi i detergentëve
2001 hyjnë ne treg marka DEKA, ELAN, PRIM, DIX
2003 fillon ndërtimi i dy impianteve modernë për prodhim lëndësh të para
2004 krijohet DEKA - Plast
2004 kompania çertifikohet me ISO 9001:2000
SHIFRAT DHE OBJEKTIVAT E TREGUT
Përgjigjen e këtyre pyetjeve të vështira e jep DEKA, prodhuesi dhe tregtuesi më i madh i detergjentëve këto 10 vitet e fundit në Shqipëri. Me një gamë të gjerë produktesh, nga detergjentët për larjeje universale, tek detergjentët për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe për higjenën personale, DEKA i plotëson tërësisht nevojat të konsumatorëve për pastërti, higjenë dhe shëndet. Nëse ende jo, ne mund të krijojmë formulime të tilla që të plotësojnë edhe kërkesat më të veçanta të konsumatorëve.
Përkushtimi për të plotësuar kërkesat e konsumatorit është thelbi i kompanisë DEKA. Duke pasur një staf tekniko-administrativ tepër të zhdërvjëllët, ne jemi gjithmonë të parët në plotësimin e kërkesave të tregut. Për më tepër, instalimi i një teknologjie bashkëkohore dhe ndërtimi i një laboratori modern sigurojnë përmirësimin në kohën më të shkurtër të mundur të formulimit të produkteve ekzistuese dhe hedhjen në treg në kohë reale të produkteve të reja, gjithmonë në përputhje me kërkesat e konsumatorit.
Furnizimi me lëndë të para nga kompani të mirënjohura shumëkombëshe, si dhe çertifikimi i kompanisë sipas standardit të ndërkombëtar të menaxhimit të cilësisë ISO 9001, bën që cilësia e premtuar të garantohet në çdo produkt "Made in DEKA", sipas të gjitha normave të higjenës, shëndetit dhe mjedisit. Shumëllojshmëria e artikujve, cilësia gjithnjë e lartë e tyre, ekspansioni nëpërmjet një marketingu intensiv në të gjithë vendin dhe çmimet konkuruese e bëjnë DEKA-n lider, duke zotëruar 50-55 % të tregut aktual të detergjentëvë në Shqipëri.